Logo
B

Banka e Shqipërisë

104 employees

Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ajo ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Në cilësinë e autoritetit monetar e mbikëqyrës të vendit, Banka e Shqipërisë, për të arritur objektivin kryesor të saj, kryen edhe një sërë funksionesh mbështetëse të cilat janë: • Emetimi i parasë. Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive për emetimin e kartëmonedhës dhe të monedhës kombëtare me kurs ligjor dhe furnizimin e rregullt të ekonomisë me para brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. • Politika monetare. Banka e Shqipërisë harton, miraton dhe zbaton politikën monetare të vendit, për realizimin e objektivave të së cilës ajo përdor instrumentet e duhura monetare. • Stabiliteti financiar. Banka e Shqipërisë ka përgjegjësinë të garantojë që sistemi bankar në veçanti dhe ai financiar në përgjithësi, të jetë i qëndrueshëm dhe eficient. • Këmbimi valutor. Banka e Shqipërisë është përgjegjëse për hartimin, miratimin dhe zbatimin e regjimit të këmbimit valutor, si dhe të politikës së kursit të këmbimit në Republikën e Shqipërisë. • Mbikëqyrja. Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të licencojë ose revokojë licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare, si dhe rregullon e mbikëqyr bankat tregtare që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri. • Rezerva valutore. Banka e Shqipërisë mban dhe administron rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë. • Agjent fiskal dhe këshilltar i qeverisë. Një tjetër funksion i Bankës së Shqipërisë është që të veprojë në cilësinë e bankierit, të këshilltarit dhe të agjentit fiskal për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. • Sistemet e pagesave. Një nga detyrat kryesore të Bankës së Shqipërisë është të nxisë dhe të garantojë funksionimin normal të sistemit kombëtar të pagesave.

Basic info

Industry

Banking

Sectors

Banking

FAQ