Logo
S

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë

54 employees

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë (SKZKM) është një institucion i rëndësishëm shëndetësor, i ngritur në përmbushje të vullnetit të Nënë Terezës, e cila ka ideuar, i ka dhënë emrin, ka kërkuar mbështetje dhe ka bekuar të gjithë ata që do të angazhohen në ndërtimin dhe mbarëvajtjen e këtij spitali në Shqipëri. SKZKM u ndërtua nga Kongregata e Bijve të Zojës së Papërlyer me qendër në Romë, për të rritur dhe përmirësuar shërbimin shëndetësor për popullin shqiptar. Spitali është bazuar në frymëzimin e themeluesit të kësaj Kongregate, At’ Luigi Monti. Qëllimi, Spitali Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë (SKZKM) është një institucion i shërbimit shëndetësor që e ushtron veprimtarinë e tij sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar. SKZKM është një organizatë jofitimprurëse dhe funksionon si një njësi organizative brenda organizatës jofitimprurëse që e ka themeluar atë. SKZKM, synon ofrimin e ndihmës mjekësore dhe fetare për të sëmurët, në përputhje me objektivat e udhëzuara nga Themeluesi. SKZKM kërkon të arrijë përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore nëpërmjet përdorimit të zbulimeve më të avancuara të shkencës dhe teknologjisë, si dhe zhvillimin e veprimtarive kërkimore-shkencore e transferimin e rezultateve të përfituara në shërbimet e kujdesit shëndetësor, duke synuar përsosmëri në cilësinë e shërbimeve të ofruara. Vizioni Vizioni i Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë është shërbimi me përkushtim ndaj jetës dhe shëndetit të individëve dhe të familjeve pa asnjë lloj dallimi në përmbushje të misionit të krishterë dhe Doktrinës Sociale Katolike. Misioni Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë ka për mision përkujdesjen dhe trajtimin shëndetësor modern për të gjithë, nëpërmjet integrimit në një sistem të vetëm të nivelit më të lartë të profesionalizimit, të arritjeve më të larta të shkencës dhe teknologjisë, si dhe të parimeve më të larta të humanizmit.

Basic info

Industry

Hospitals and Health Care

Sectors

Hospitals and Health Care

Date founded

1993

FAQ